Last Updated on 16/11/2026 by Anisa
Pas 10 ditësh në spital, ka ndërruar jetë 72-vjeçari që u dhunua brutalisht nga i biri në fshatin Rrushkull të Durrësit. I moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, me gjithë përpjekjet e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Rrushkull të Manzës, kur çifti i bashkëshortëve, përkatësisht 69 dhe 72 vjeç, u plagosën rëndë nga djali i tyre, para shtëpisë. Ndërsa gruaja u trajtua në Spitalin Rajonal të Durrësit, bashkëshorti i saj u dërgua drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
Paraprakisht policia bëri me dije se djali ka probleme të shëndetit mendor./ad
