Last Updated on 16/11/2026 by Monika
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës U-21, që do të luhet nesër, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, kuqezinjtë e presin me besim dhe motivim të lartë sfidën ndaj një prej kundërshtarëve më cilësorë të futbollit europian në këtë grupmoshë.
Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut në miqësoren e parë të muajit nëntor, Shqipëria U-21 synon të zhvillojë një tjetër paraqitje pozitive, këtë herë përballë Spanjës, në një test të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.
Kombëtarja U-21 kërkon edhe mbështetjen e tifozëve shqiptarë në këtë sfidë. Hyrja në stadium do të jetë falas./mxh
