Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë.
Për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkoi 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite.
Për tre të pandehurit e tjerë, prokuroria ka kërkuar:
Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.
Vendimi përfundimtar për të pandehurit do të merret nga Gjykata e Posaçme.
Këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën në dhënien me qira të një siperfaqe toke 67 hektarë, që është përdorur për ndërtim të impianteve diellore./ad
