Kapet në afërsi të Rinasit, 1 shtetas i kërkuar nga autoritetet polake, për mashtrim.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni./k.m
