Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
PS dhe PD janë rikthyer në Komisionin e Posaçcëm për Reformën Zgjedhore, e cila sipas bashkëkryetarit Damian Gjiknuri, duhet të përmbyllet brenda datës 30 Nëntor. Gjiknuri u shpreh se afati kohor, i mbetur, më pak se dy javë, i detyron palët që të vijojnë sa më shpesh për ndërtimin e një drafti të përbashkët. Në të kundërt tha Gjiknuri, PS dhe qeveria do të vijojë e vetme në zbatimin e rekomandimeve të OSBE Odhir në përmbushjen e rekomandimeve.
“Siç edhe jeni njoftuar, kjo është një mbledhje e dakordësuar nga të gjitha palët, më vjen keq që humbëm disa ditë nga ajo shfaqje në mbeldhjen e kaluar. Ne jemi në një fazë të avanvcuar të punës, por shumë mbrapa nga pikëpamja e afateve që na ka vënë Kuvendiq ë është data 30 Nëntor.
Kam pritur me muaj me radhë që opozita të sjellë pikëpamjet e saj, për atë që kërkon për ndarjen e partisë nga shteti. Që propozimi që keni sjellë të merret në konsideratë nga ekspertët, kjo duhet të vinte në formën e një drafti ligjor, fatkeqësisht nuk na e keni sjellë të tillë.
Ditët e fundit kemi pasur intesifikim të kontakteve me trupin diplomatic, që i kemi vënë në dijeni për afatet kohore që duhet të përmbushen. Koha është shumë e shkurtër, kanë ngelur më pak se dy javë, eksperienca ka treguar që ne nëse biem dakord mund të bëjmë mrekullira. Ndryshe pastaj jemi përballë faktit që ky Komision nuk do të përmbushë qëllimin për të cilin ishim mbledhur. Ne do ti zbatojmë rekomandimet e OSBE Odhir, qoftë edhe me vendime të këshillit të ministrave apo akteve të tjera nënligjore”, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkohë që nga ana e tij, Oerd Bylykbashi u shpreh se më në fund mbledhja e këtij komisioni iu rikthye normalitetit.
“Ndarja e partisë nga shteti, është një nga rekomandimet kryesore, duhen ndarë, përndryshe nuk ka fushë të barabartë loje. Është rekomandimi kryesor, dhe është një nga çështjet më të rëndësishme sipas BE, që duhet të jetë me konsensus, përpara zgjedhjeve të 9 Majit. Konsensusi nuk është element bllokimi”, u shpreh Bylykbashi./ad
