Last Updated on 17/11/2026 by EL
Klubi i Juventus po planifikon lëvizje të reja në merkaton e janarit, duke kërkuar një sulmues qendror sipas kërkesave të trajnerit Luciano Spalletti.
Një nga pistat kryesore të drejtuesve bardhezi çon te sulmuesi norvegjez i Atletico Madrid, Alexander Sorloth, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Spanjë.
Lojtari 31-vjeçar ka luajtur vetëm 155 minuta në 6 ndeshje këtë sezon nën drejtimin e Diego Simeone, pa arritur të lërë gjurmë me gola apo asiste. Ndërkohë, te skuadra madrilene po spikat Jonathan David, i cili u huazua verën e kaluar për 25 milionë euro dhe tashmë numëron 3 gola e 2 asiste në 11 paraqitje.
Si alternativë për repartin e avancuar, mediat italiane raportojnë se Juventus po mendon edhe një shkëmbim të mundshëm me klubin e Monaco. Kjo marrëveshje do të përfshinte transferimin e Folarin Balogun në Torino, ndërsa në drejtim të Francës do të kalonte sulmuesi anësor, Edon Zhegrova.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, i cili aktualisht po vuan nga një dëmtim, u ble nga Lille në vitin 2025 për 15.5 milionë euro, por nuk ka arritur të gjejë minuta. Zhegrova ka regjistruar vetëm 2 gola dhe 2 asiste në 36 ndeshje me fanellën bardhezi, ku ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 me pagë 2.5 milionë euro neto në sezon./et
