Last Updated on 17/11/2026 by EL
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për biznesmenin italian Francesco Becchetti i dënuar me 12 vite burg.
Biznesmenin italian është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”./et
