Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, është takuar këtë të martë me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.
Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Prezencës së OSBE-së në rrjetin social X, ku theksohet se biseda u fokusua te çështjet kyçe të reformës në drejtësi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Ambasadori Tarran u takua me Presidentin e Gjykatës së Lartë Ilir Panda për të diskutuar çështje kyçe të drejtësisë dhe bashkëpunimit. Ai e përgëzoi Pandën për emërimin e tij dhe shprehu shqetësim për aktet e dhunshme kundër ambienteve të Gjykatës së Lartë. Adresimi i përdorimit të tepruar të paraburgimit ishte një temë kryesore e takimit”, thuhet në njoftimin e OSBE-së./mxh
