Një tjetër incident i ka ndodhur Papa Leos gjatë vizitës së tij në Peru, këtë herë në makinën ku po udhëtonte.
Gjatë udhëtimit teksa shoferi frenoi për të shmangur përplasjen me motoçikletën, Papa Leo është përplasur me sediljen e përparme.
Papa Leo në atë moment po përshëndeste turmën që po e shoqëronte.
Në pamjet filmike, të shpërndara në rrjetet sociale, besimtarët reagojnë të shqetësuar pas incidentit.
Ky është incidenti i dytë për Papa Leon gjatë vizitës në Peru, ku më herët një besimtar e goditi me rruzare.
“Ndihesha si në shtëpi dhe ju më kujtuat se Kisha është vërtet një familje”, u shpreh Papa Leo pas përfundimit të vizitës, sipas Vatican News./k.m
Pope Leo smacks face against chair when motorcade brakes suddenly.
🎥: NoticieroSLV https://t.co/YHLE0K9ohh
— TMZ (@TMZ) November 17, 2026
