Last Updated on 18/11/2026 by Klara
Deputetët e opozitës kanë lënë sallën e Kuvendit gjatë kohës që Kryeministri Edi Rama mbante fjalën në seancën plenare.
Partia Demokratike e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2027 si një buxhet që, sipas saj, i shërben korrupsionit dhe jo interesave të qytetarëve.
Largimi nga salla vjen në kuadër të kundërshtimit të opozitës ndaj projektbuxhetit, të cilin PD e ka kritikuar për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe prioritetet e qeverisë.
