Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Gjashtë sfidat e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Kupën e Shqipërisë janë mbyllur pa surpriza dhe me dominim të skuadrave favorite.
Skuadra e Pogradecit ka regjistruar një fitore të thellë me rezultatin 5-1 përballë Kukësit, në ndeshjen debutuese të trajnerit të ri, Dritan Mehmeti.
Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte sulmuesi Chinëendu, i cili arriti të shënojë tre gola për ekipin vendas.
Një tjetër fitore me goleadë u arrit nga Flamurtari, që mposhti skuadrën e Butrintit me shifrat e thella 6-1. Besa e Kavajës gjithashtu kaloi me sukses në raundin tjetër pasi fitoi në shtëpi me rezultatin 4-1 përballë Korabit.
Skuadra e Bylis siguroi kualifikimin me një fitore të pastër 2-0 kundër Besëlidhjes, ndërsa Iliria shënoi pesë herë duke mposhtur Luftëtarin me rezultatin 5-0.
E vetmja përballje që kërkoi kohën shtesë ishte ajo mes Kastriotit dhe skuadrës së Eagle, pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 1-1./mxh
