Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Viti 2027 do të vendosë në fokus reformën territoriale dhe decentralizimin, tha ministri i Brendshëm Ervin Demo. Ai shtoi se ka ende shumë punë që po kryhen me buxhetin 2026. Nga ky i fundit, 1.8 mld lekë nga 5 mld të parashikuara për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës, do t’i akordohen bashkisë Tiranë.
Në fund, ministri u bëri thirrje deputetëve të mbështesin buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Reforma territoriale do të zërë një vend të rëndësishëm në 2027. Sot miratojmë edhe kohëzgjatjen e komisionit të posaçëm të reformës. Në 2027 vazhdojmë me grantin e performancës që do të financohet me 200 mln lekë dhe i bën bashkitë të kenë impakt direkt në shërbimet që ofrojnë. Decentralizimi do të jetë fokusi në 2027.
Buxheti i shtetit kishte planifikuar në 2026 5 mld lekë për dëmet nga tërmeti 2019. 1.8 mld lekë do t’i akordohen bashkisë Tiranë për të përshpejtuar buxhetin e rindërtimit. Ne duhet ta marrim në konsideratë këtë projektbuxhet dhe vota duhet të jetë po nga të gjithë”, tha Demo./mxh
