Last Updated on 18/11/2026 by EL
Avionët amerikanë kanë goditur një bazë lëshimi raketash të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ishullin Kishm, në Ngushticën e Hormuzit, i tha Al Jazeera-s një zyrtar ushtarak amerikan. Ndërkohë, ushtria iraniane thotë se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-9 në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Ushtria izraelite njofton se ka nisur një “operacion të përqendruar” në tri zona të Gazës Qendrore. Hamasi e cilëson këtë veprim si “shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit”.
Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar sulmet iraniane ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit. Kuvajti i cilëson sulmet me dronë si “shkelje flagrante të sovranitetit të tij”, ndërsa Bahreini akuzon Iranin për “sulme kriminale”.
Nga ana tjetër, Teherani pretendon se ka goditur një bazë amerikane në Kuvajt. Shefi i ushtrisë iraniane, gjeneralmajor Amir Hatami, deklaron se forcat e tij po “monitorojnë nga afër lëvizjet e armikut”, pas mbërritjes së aeroplanmbajtëses së tretë amerikane në rajon./et
