Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Ministria për Administratën Publike dhe antikorrupsionin do të fokusohet te konsolidimi i arkitekturës institucionale, modernizimin e shërbimit civil dhe zhvillimin profesional të kapaciteve në administratë gjatë 2027, tha Adea Pirdeni.
Këto 3 instrumente, vijoi ministrja, do të jenë në shërbim të administratës publike. Por, nënvizoi Pirdeni, aftësimi dhe vlerësimi i administratës siç buxheti 2027 parashikon, i shërben objektivit të anëtarësimit në BE.
“-Me integrimin e departamentit të administratës publike dhe antikorrupsionit, këto funksione do të ushtrohen tashmë brenda një strukture të vetme institucionale.
-Modernizimi i shërbimit civil. Reforma Shkalla e Meritës synon të forcojë lidhjen mes kompetencave institucionale dhe zhvillimit në karrierë.
-Së treti, zhvillimi profesional i kapaciteve në administratë duhet të jetë i lidhur pazgjidhshmërisht me nevojat reale të institucioneve dhe punës për integrimin.
Ministria parashikon kapacitete të reja e të dedikuara. Reforma shtrihet në të gjitha institucionet e administratës shtetërore. Një pjesë e rëndësishme e burimeve të planifikuara për 2027 do të mbështesë modernizimin e administratës publike dhe do të ketë një sistem të ri vlerësimi. Efektiviteti varet nga aftësia e punonjësve publikë për të përdorur burimet.
Ambicia jonë për një Shqipëri anëtare në BE kërkon një administratë të aftë të përmbushë standardet europiane dhe një shtet që e njeh dhe e vlerëson kontributin e njerëzve që punojnë për këtë çdo ditë”, tha Pirdeni./MXH
