Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney në margjinat e samitit të APEC-ut në Shenzhen, sipas një njoftimi nga zyra e Carney-t. Trump mësohet se diskutoi negociatat tregtare në vazhdim me Carney.
“Të dy udhëheqësit diskutuan punën që është duke u zhvilluar për të arritur një marrëveshje tregtare të dobishme reciprokisht që do të krijonte vende të mira pune, do të rriste përballueshmërinë dhe do të respektonte plotësisht gjuhët, kulturën dhe sovranitetin e Kanadasë”, tha zyra e Carney-t.
Pasi Trump nisi një ‘luftë tregtare’ me Kanadanë në vitin 2025, Carney kërkoi shpejt të forconte marrëdhëniet kanadeze me Evropën dhe Azinë. Kryeministri njoftoi dje një marrëveshje tregtare me Kinën dhe planifikon të nisë një mision të ri tregtar në Kinë vitin e ardhshëm./mxh
