Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar pasditen e sotme situatën politike në vend.
I ftuar në Euronews Albania, Shehi u shpreh se opozita është e destinuar të rrijë jashtë politikës reale, sipas tij për shkak të marrëveshjes së vitit 2008. Sipas tij opozita bën zhurmë por nuk ka asnjë vlerë.
“Opozita në kompleksin e vetë për hir të marrëveshgjes së 2008 është e destinuar të rrijë jashtë politikës reale. Bën zhurmë po s’ka asnjë vlerë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Shehi ka komentuar dhe mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.
“Asambleja e PS-së një estradë por në fakt kur i shihje ato ishte për të qarë jo për të qeshur. Nuk besoj se Edi Rama do ti mbledhë më. Deklaratat si ajo mund ti bëjë kudo s’ka nevojë për mbledhje. Dhe aty i mblodhi për një fjalim krejt bosh. Dhe përjashtimi i Spiropali nuk ishte për atë ishte për të tremb të tjerët”, tha Shehi./mxh
