Përveç debateve dhe diskutimeve, një incident ka ndodhur në seancë plenare gjatë mesnatës para votimit të buxhetit 2027. Në sallën e Kuvendit u fikën dritat.
Për pak minuta deputetët qëndruan në errësirë, ndërsa disa prej tyre kanë përdorur dritat e telefonave celularë. Në një moment dëgjohen dhe deputetët e opozitës duke bërë thirrje njëzëri “Rama jepe dorëheqjen”.
Pas një seancë maratonë prej rreh 14 orësh, projektbuxheti me vlerë mbi 10 miliardë euro u miratua me 80 vota pro dhe 25 kundër. Seanca u shoqërua që në nisje zhvilluar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët e opozitës ashtu siç e kishin njoftuar gjatë diskutimeve votuan kundër, pasi kundërshtuan shpërndarjen e fondeve publike, prioritetet ekonomike dhe ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale. Sipas tyre ky nuk ishte një buxhet në të mirë të interesit qytetar.
Nga ana tjetër mazhoranca dhe kreu i qeverisë, Edi Rama e ka cilësuarr buxhetin si historik duke u shpreh se do të sjellë rritjen e investimeve publike, dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, uljen e TVSH-së për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, si dhe shtimin e financimit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe mbrojtja./k.m
