Last Updated on 19/11/2026 by Anisa
Pas 38 ditësh nga arrestimi i Vinçesk Pirolit, në sajë të operacionit policor që parandolii një atentat të mundshëm në Lezhë, Apeli mësohet se e ka liruar nga qelia, duke e lënë 38-vjeçarin në arrest shtëpiak.
Vinçesk Piroli, mesditën e 10 tetorit ra në prangat e bluve të Lezhës së bashku me Elden Tarjan, 25 vjeç, dhe Kristian Ymerin (Shkambi) 34 vjeç, pasi efektivët e Lezhës përmes informatave të siguruara nga burimet.
Siç kemi raportuar, pak para arrestimit të treshes, Policia u njoftua se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.
Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri (Shkambi), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.
Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Elden Tarja, drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen, e cila u parandalua nga efektivët e Lezhës.
Kujtojmë se Vinçensk Piroli rezulton se në ditët e para të Janarit 2022, ka rënë në një atentat në Shkodër. Ai ishte duke ecur, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me një armë me silenciator, me dy plumba, një në shpatull dhe një në pjesën e brinjëve. Në atë kohë 34 vjeç, ai qëndroi disa ditë në spital.
Një ditë pas plagosjes, më datë 4 Janar 2022, Vinçens Pirolit ju komunikua masa e arrestit në Spitalin e Traumës, sepse rezultonte se ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia në Malin e Zi, për një vrasje të kryer në këtë shtet. 38 vjeçari akuzohet për vrasjen e Momcilo Gjurishic në korrik të vitit 2021.
