Një person nga Kosova është ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij për vepra penale që lidhen me krimet kibernetike.
Sipas Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë,, ka kryer me sukses ekradim e këtij personi.Dorëzimi i tij tek autoritetet e SHBA-së është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ai iu dorëzua njësisë amerikane U.S. Marshals, e cila ishte përgjegjëse për marrjen në dorëzim të të arrestuarit.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve kriminale.
Njoftimi i Policisë:
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kosova për në SHBA.
Me datën 19.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në SHBA, një shtetas i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së SHBA-së, i përfshirë në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.
I dyshuari iu dorëzua njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”/k.m
