Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Shtëpia e Bardhë ka sekuestruar telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One i cili u nis nga Kina disa orë më parë. Sekuestrimi është një masë shumë e pazakontë.
“Telefonat tanë po merren në këtë kohë për arsye sigurie”, tha një gazetar.
Air Force One u ngrit nga Aeroporti i Shenzhen në Kinë pak pas orës 18:45 sipas orës lokale pas samitit në Kinë dhe takimit trepalësh të presidentit Donald Trump me homologët e tij, Xi Jinping dhe Vladimir Putin.
Shtëpia e Bardhë nuk ua sekuestroi telefonat gazetarëve gjatë vizitës së fundit të presidentit amerikan në Kinë në maj, vuri në dukje gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, presidente e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në një postim në X.
Ndërsa Trump pritet të kthehet direkt në SHBA pas samitit, masa e Shtëpisë së Bardhë mund të sinjalizojë diçka që nuk është njoftuar publikisht. Presidenti amerikan ka ngritur vazhdimisht mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë udhëtimit të tij në Azi./mxh
