Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka bërë me dije se janë shënuar shifra rekord pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Rama thekson se vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë.
Po ashtu kryeministri nënvizon se, punimet për zgjerimin e aeroportit vijojnë. Sipas tij punimet priten të përfundojnë në 27 nëntor.
“MIRËMËNGJES dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks edhe më të madh udhëtarësh, vijojnë gjatë natës dhe pritet të përfundojnë më 27 nëntor, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama./k.m
