Ndryshimet në projektligjin “Për taksat kombëtare” parashikojnë përfshirjen edhe të motomjeteve në rritjen e taksës vjetore, si pasojë e kalimit të taksës së qarkullimit te mjeti.
Edhe automjetet hibride do të paguajnë taksë vjetore, njësoj si mjetet e tjera.
Ndërkohë, rritet nga 5% në 6% pjesa e të ardhurave vjetore nga taksa e mjeteve të përdorura që do t’u kalojë bashkive. Verifikimi i pagesës së kësaj takse do të vijojë të jetë detyrë e Policisë së Shtetit./k.m
