Last Updated on 20/11/2026 by EL
Një rikthim surprizë në botën e futbollit, por këtë herë jo me fanellën e Barcelonës. Carles Puyol nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar Inter d’Escaldes, klubit nga Andorra.
Ish-kapiteni legjendar i katalanasve është emëruar drejtor i marrëdhënieve dhe futbollit ndërkombëtar, një rol që synon të ndihmojë klubin të zgjerojë ndikimin dhe prezencën e tij përtej kufijve të Andorrës.
48-vjeçari do të nisë zyrtarisht detyrën më 20 nëntor, duke u rikthyer në strukturat drejtuese të një klubi pas më shumë se një decade.
Zgjedhja e Inter d’Escaldes nuk është rastësore. Skuadra andorrane po përjeton një moment historik, pasi u bë klubi i parë nga ky vend që siguroi pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League.Puyol do të bashkëpunojë gjithashtu me trajnerin Felip Ortiz, mikun e tij prej vitesh, me të cilin njihet që nga akademia e Barcelonës.
Një emër që ka fituar gjithçka në futbollin europian, me tre Champions League, gjashtë tituj kampionë në Spanjë, një Europian dhe një Kupë Bote, tashmë vihet në shërbim të një projekti që kërkon të bëjë histori./et
