Last Updated on 20/11/2026 by EL
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt të vitit 2025.
Sala ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, pas kërkesës që kryeministri Edi Rama bëri disa javë më parë, drejtuar gjithë titullarëve të institucioneve të pavarura.
Saka ka qenë më parë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019. Ai gjithashtu ka koordinuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës./et
