Last Updated on 20/11/2026 by EL
Pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në krijimin e perceptimeve për vende dhe shoqëri të tjera, si edhe mbi nevojën për zgjerimin e burimeve të informacionit, verifikimin e fakteve dhe përfshirjen e perspektivave të ndryshme në raportim.
Një tjetër temë ishte bashkëpunimi praktik mes redaksive shqiptare dhe kineze. Në tryezë u diskutuan mundësi për shkëmbimin e lajmeve, intervistave, reportazheve dhe materialeve audiovizive, si edhe për zhvillimin e projekteve të përbashkëta mediatike.
Në fokus ishte edhe shkëmbimi i eksperiencës profesionale përmes trajnimeve, seminareve, vizitave në redaksi dhe programeve të shkëmbimit për gazetarët.
Diskutimet prekën gjithashtu sfidat me të cilat përballet gazetaria në epokën e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale, si dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale, verifikimit të informacionit dhe pavarësisë editoriale.
Në kuadër të tryezës u diskutua edhe mundësia e krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta mes mediave të dy vendeve dhe organizimi i aktiviteteve të tjera të përbashkëta në Shqipëri dhe Kinë.
Sipas organizatorëve, synimi është që kjo tryezë të shërbejë si pikënisje për një dialog të qëndrueshëm dhe për ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë profesional mes organizatave mediatike shqiptare dhe kineze. /et
