Last Updated on 20/11/2026 by EL
Një problem që ka lënë gjithë Elbasanin pa ujë është shfaqur në tubacionin kryesor DN 400, pranë Parkut Rinia, ndërsa autoritetet parashikojnë rikthimin e furnizimit me ujë gjatë orëve të mbrëmjes.
Lajmi është bërë i ditur nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, e cila përmes një njoftimi publik u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim për situatën e krijuar.
Sipas informacionit zyrtar, defekti është konstatuar gjatë ditës së sotme, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen në linjën kryesore të furnizimit me ujë.
Koçibellinj: Pabarazia ekonomike në Shqipëri është shumë e luhatshme, sidomos mes zonave urbane dhe rurale
Ekipet teknike të Ujësjellësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e tubacionit, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
Sipas parashikimit të bërë nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, furnizimi me ujë në të gjitha lagjet e qytetit pritet të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes, pas përfundimit të ndërhyrjes teknike./et
