Last Updated on 20/11/2026 by EL
Trupat lituaneze i janë bashkuar një stërvitjeje ushtarake shumëkombëshe evropiane e cila po zhvillohet në Poloni, me qëllim promovimin e një vendosjeje të mundshme në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim në luftën Moskë-Kiev. Rreth 2,800 trupa nga nëntë vende evropiane, përfshirë Lituaninë, janë përfshirë në stërvitjen dyjavore, e cila filloi më 9 nëntor në Poloninë juglindore.
Stërvitjet drejtohen nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar si pjesë e “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup vendesh që mbështesin Ukrainën. Forca shumëkombëshe është e ndarë nga NATO, ndërsa Polonia po ofron mbështetje logjistike.
Raketa go*et cisternën e naftës pranë Ngushticës së Hormuzit, shpërthen zjarr në bord
Stërvitja është hartuar për të testuar se si trupat dhe pajisjet mund të vendosen në Ukrainë, nëse arrihet një armëpushim. Ushtarët kanë praktikuar lëvizjen e personelit dhe pajisjeve ushtarake, operacionet e përbashkëta të komandës, reagimin ndaj sulmeve me dronë dhe luftën në llogore.
Forca e propozuar do të ndihmonte në rindërtimin dhe forcimin e forcave të armatosura të Ukrainës, do të mbështeste përpjekjet për të siguruar hapësirën e saj ajrore dhe do të ndihmonte në pastrimin e minave në Detin e Zi. Ndërkohë forca nuk do të ketë një rol paqeruajtës ose monitorues të armëpushimi.
/et
