Last Updated on 21/11/2026 by EL
Arritja e vendit të parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm do të shpërblehet edhe financiarisht për Kombëtaren shqiptare.
Në vlerësim të suksesit të arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për ekipin kombëtar.
Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Shqipëria e mbylli aventurën në Grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, pas një fushate pozitive në të cilën regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Liga e Kombeve.
Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e arritura, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke kurorëzuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar./ET
