Last Updated on 21/11/2026 by EL
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka theksuar se forca politike ku aderon mbetet alternativa e vetme për qytetarët shqiptarë.
Duke iu referuar historisë 35-vjeçare të demokracisë, deputeti i PD-së pranon se partia ka pasur ulje-ngritjet e saj dhe se ka marrë ndëshkimin e duhur me votë kur ka gabuar, por theksojnë se gjendja aktuale e vendit është e jashtëzakonshme.
Sipas deputeti opozitar, Shqipëria nuk po përballet thjesht me një qeveri të keqe, por me një “regjim” që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.
Lavdrim Lita: Protestat e studentëve po marrin një trajtë më të organizuar dhe më këmbëngulëse
Në këtë kontekst sipas Baçit, kritikat e brendshme ndaj opozitës shihen si të pavenda, pasi fokusi kryesor duhet të jetë rrëzimi i asaj që ata e konsiderojnë si një kapje totale të shtetit nga një individ i vetëm sipas deputeti, në shesh janë parë qytetarë të profileve të ndryshme: nga mbështetësit besnikë të PD-së e deri te votuesit e partive të vogla apo ata që tradicionalisht kanë bojkotuar proceset zgjedhore.
Analisti Bytyçi: Të rinjtë protestues po mbajnë distancë nga i gjithë spektri politik
Ky diversitet dëshmon për një frymë të gjerë revolte, ku Partia Demokratike kërkon të pozicionohet si forca udhëheqëse për një ndryshim të besueshëm për të gjithë qytetarët, përfundoi deputeti i PD-së.
Pjesë nga biseda në studio:
Duhet thënë që ka një pakënaqësi shumë që siç e shohim pra deri në bulevard, vijnë edhe komente apo le të themi të tjera prononcime që tregojnë një farë pakënaqësie që është shkaktuar brenda vetë Partisë Socialiste dhe strukturave të saj. Nga ana tjetër, SPAK-u dhe hetimet tregojnë përsëri probleme që çalojnë me korrupsionin. Atëherë, cila parti opozitare nuk do të dëshironte të ishte në këtë pozicion dhe çfarë po bën Partia Demokratike për t’u kthyer në një alternativë të besueshme për të gjithë këta qytetarë?
Luan Baçi: Në fakt, më lejoni ta nis nga kjo e fundit. Partia Demokratike është alternativë për qytetarët shqiptarë dhe këtë e ka treguar në historikun e saj të gjatë në këto 35 vite demokracie, pavarësisht ulje-ngritjeve, problemeve, shqetësimeve që ka pasur dhe patjetër që atje ku ka pasur gabim, ka marrë edhe ndëshkimin, do ta quaj, me votën e qytetarëve duke kaluar në opozitë kur më parë ishte në pushtet. Parë në këtë këndvështrim, unë nuk pres, nuk pres personalisht që të gjithë qytetarët që dalin në shesh të jenë të kënaqur nga Partia Demokratike. Është më se normale që të ketë edhe qytetarë të pakënaqur, është më se normale të ketë nga ata që votojnë Partinë Demokratike, nga ata që votojnë një parti tjetër, parti më të vogël, ka nga ata që nuk votojnë fare dhe e shprehin pakënaqësinë e tyre duke bojkotuar. Gjithsesi, unë do të thoja që në kushtet që jemi, në situata krejt të veçanta dhe të pazakonta që po jeton shoqëria jonë, vendi ynë, nuk mendoj se ka vend më për të bërë kritika për opozitën, për Partinë Demokratike dhe këdo segment tjetër apo grupim tjetër opozitar. Dhe dini pse e them këtë? E them se nuk jemi në një situatë normale. Jemi në një regjim. Jemi përballë një qeverie që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Jemi përballë një individi që nuk ka lënë absolutisht asnjë pushtet pa kapur dhe tashmë këtë e kanë pranuar të gjithë. Deri dje, dhe kur them deri dje, para disa muajsh, para se të fillonin protestat e qytetarëve, që të gjithë anathemonin Partinë Demokratike dhe shumëkush thoshte që jo, jeni ju të paaftë./et
