Last Updated on 21/11/2026 by EL
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, publikoi sot një faturë prej 69 mijë eurosh, për të cilën pretendoi se Belinda Balluku e ka paguar për t’u dobësuar dhe zbukuruar, duke e shoqëruar me dy fotografi të saj para dhe pas transformimit.
Balluku, e cila e ka mposhtur Bardhin në Fier ku të dy shërbenin si drejtues politikë, ka reaguar duke publikuar një foto të 13 viteve më parë, ku shfaqet mjaft e dobët krahasuar me periudhën e diskutimeve mbi pamjen e saj.
Ndonëse në postimin e saj shkruan: “Si sot, 13 vite më parë, në ceremoninë e ndryshimit të emërtimit të Agjencisë Kombëtare të Navigimit Ajror (ANTA) në Albcontrol.”, publikimi vjen si përgjigje ndaj deklaratave dhe aludimeve estetike të Bardhit./et

