Analisti Martin Leka thotë se Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj më shumë po gjejnë arsye për të ikur nga PS, sesa për të qëndruar.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Leka u shpreh se të dy janë në fund të karrierës politike.
“Është një situatë, e cila tashmë është e qartë. Në PS, të gjithë anëtarët duhet të kuptojnë që partia është bashkim vullnetar, që i nënshtrohet një disipline të hekurt. Duhet të matësh mirë që ky vullnetarizëm nuk është liri e plotë. Duhet të zbatosh rregullat e partisë. Unë mendoj që është një luftë q qartë, e hapur, ku deri tani dy eksponentë të rëndësishëm të PS, Elisa Spiropali dhe Erion Veliaj, po gjejnë më shumë shkaqe për të ikur nga PS, sesa arsye për të qëndruar.Sidomos në rastin e Spiropalit, duhet patur parasysh e gjithë rruga që ka bërë për të ardhur në PS. Është një karriere, jo e ngritur në bazë të meritokracisë, por vullnetit të mirë të Ramës, për të thirrur njerëz në PS. Këta dy persona kanë pasur një aktivizëm, “Mjaft”. Karriera politike e Spiropalit dhe Veliajt është në fundin e saj”, theksoi ai./ad
