Last Updated on 22/11/2026 by Monika
Një moment simbolik dhe plot emocion është shënuar në Bruksel, ku kryetari i Bashkisë së Everës, zëvendëskryetarja Habibe Duraki dhe këngëtari Sahair Çervadiku kanë bërë së bashku simbolin e shqiponjës me duar, në një mbrëmje festive kushtuar 70-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë.
Mbrëmja, e organizuar nga zëvendëskryetarja Habibe Duraki, mblodhi shqiptarë në një aktivitet që i kushtohej historisë, kontributit dhe rrugëtimit të komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Simboli kuqezi u kthye në një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes, duke përcjellë mesazhin e identitetit kombëtar dhe lidhjes së fortë me rrënjët shqiptare.
