Juventusi ka siguruar tre pikë të plota në Serie A pas një fitoreje të pastër 4-0 ndaj Venezias, në një ndeshje që ndryshoi rrënjësisht në pjesën e dytë. Pas pushimit mes pjesëve, bardhezinjtë zhbllokuan gjithçka dhe shënuan katër herë brenda një harku kohor prej vetëm 18 minutash.
Pas vërshëllimës së fundit, vëmendja shkoi edhe te momenti festiv i Edon Zhegrovës, i cili festoi me simbolin e shqiponjës së bashku me Randal Kolo Muani, duke ndarë euforinë e suksesit të bindshëm.
Protagonistë të golave ishin Woltemade, Koopmeiners, Cabal dhe Kolo Muani. Kjo gjithashtu ishte ndeshja e 600-të e Luciano Spallettit si trajner në Serie A. Juventusi me fitoren kundër Venezias u ngjit në vendin e gjashtë në Serie A, me Lazion në krye me 32 pikë./mxh
