Last Updated on 23/11/2026 by Anisa
Policia po ushtron kontrolle në banesën e Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja” lidhur me vrasjen e Selami Hasanit sot në Fier.
Një nga pistat që po hetohet nga policia për vrasjen, është ajo e hakamrrjes pasi Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje pas përplasjes me armë në të cilën humbi jetën edhe nipi i “Ben Qimes”.
Hasani, i njohur në Fier si “Sel Çami” u vra me armë zjarri teksa punonte në murin rrethues të banesës së tij, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur.
Përplasja për të cilën u dënua Hasani ndodhi më 25 mars 2002, pranë “Sheshit të Valutës”, në qendër të Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë Julian Isufaj, nipi i “Ben Qimes”, dhe kambisti Esat Tare. Dy persona të tjerë, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, mbetën të plagosur. Sulaj ishte kalimtar i rastit./ad
