Champions League rikthehet këtë të martë, më 24 nëntor, me nëntë ndeshjet e vlefshme për raundin e pestë të kompeticionit.
Një nga përballjet kryesore të mbrëmjes zhvillohet mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, ku skuadra angleze hyn me 10 pikë pas tre fitoreve dhe një barazimi, ndërsa ekipi gjerman numëron tre fitore dhe një humbje.
Në Angli zhvillohet sfida mes Manchester Cityt dhe Napolit, takim që shënon rikthimin e Kevin De Bruyne përballë ish-skuadrës së tij.
Ekipi anglez ka regjistruar 9 pikë në katër raundet e para, ndërsa Napoli ndodhet në një situatë më të vështirë pas tre humbjeve dhe vetëm një fitoreje deri në këtë fazë.
Real Madrid, që mban një bilanc prej katër fitoresh në katër ndeshje, pret në shtëpi skuadrën holandeze PSV Eindhoven.
Programi i orës 21:00 përfshin edhe katër takime të tjera: Como pret grekët e AEK-ut, Porto luan ndaj Feyenoord, Leipzig përballet me Lens dhe Betis sfidon Slovan Bratislava në transfertë.
Më herët, në orën 18:45, ditën e ndeshjeve e hapin përballja mes Galatasarayt dhe Aston Villas, si dhe ajo mes Bodo/Glimt dhe LASK./k.m

