Last Updated on 24/11/2026 by Anisa
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-drejtuesin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte marrë i pandehur për akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahjes së autorit të krimit.
Çështja ndaj Breçanit kishte kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, pasi Gjykata e Posaçme kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e tij.
Pas vendimit të gjykatës, Breçani ka reaguar për gazetaren Anila Hoxha, duke u shprehur: Drejtësia foli, drejtësia u vu në vend./ad
