Kleriku dhe studiuesi shkodran Dom Nik Ukgjini ka reaguar pas pelegrinazhit të kryer në mënyrë abuzive sipas tij, të disa serbëve të udhëhequr nga historiani Jovan Milinkoviq në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër.
Një pelegrinazh i disa serbëve të Vojvodinë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër në përkujtim të 156 ushtarëve serbë të rënë në këtë vend gjatë luftës së parë botërore është cilësuar si një rast skandaloz nga kleriku dhe studiuesi Dom Nik Ukgjini.
Sipas tij deklaratat e dhëna nga historiani serb në këtë pelegrinazh Jovan Milinkoviq pranë monumentit kushtuar ushtarëve austro-hungarezë dhe kundërshtarëve të tyre midis të cilëve ishin edhe 156 serbë, janë të pasakta dhe tendencioze, pasi sipas Dom Nuk Ukgjinit, serbët ishin këtu si pushtues, dhe jo si autoktonë siç dëshirojnë të aludojnë disa historianë serbë.
Dhe termi Albanska Gologota, që përmendet nga historiani serb është e pavend.
Ukgjini apelon institucionet shqiptare dhe në mënyrë të veçantë Ministrinë e Kulturës që të marrë masa dhe të mos lejojë ngjarje të tilla që nuk janë të bazuara në të dhëna të besueshme historike, por krijojnë precedentë për ngjarje të papëlqyeshme./et
