Një vendim i papritur ka ardhur nga futbolli evropian. Emre Mor, futbollisti turk që dikur konsiderohej një prej talenteve më premtuese të gjeneratës së tij, ka vendosur të largohet përkohësisht nga futbolli profesionist, në moshën vetëm 29-vjeçare.
Vetë Mor ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Ndonjëherë jeta të detyron të marrësh vendime për të cilat zemra jote nuk është ende gati. Pas vitesh të tëra problemesh shëndetësore, kam marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist për momentin”.
“Zemra ime ende dëshiron të luajë, por trupi im më thotë se ka nevojë për diçka tjetër në këtë kohë. Është e dhimbshme t’i thuash lamtumirë diçkaje që e ke dashur gjithë jetën. Megjithatë, mirëqenia ime duhet të vijë e para tani”, tha Mor./et
