Last Updated on 24/11/2026 by EL
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Tabaku bëri të ditur se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vend.
Deputetja e PD-së diskutoi me ministrin e Jashtëm gjerman edhe për mundësitë e rritjes së investimeve gjermane në Shqipëri.
Tabaku mori pjesë paraditen e 24 nëntorit në Berlin Foreign Policy Forum, të organizuar nga fondacioni Körber-Stiftung. Takimi me Wadephul shënoi kulmin e vizitës së saj në kryeqytetin gjerman.
Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag./et
