Last Updated on 24/11/2026 by Monika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pritëse të Kupës së Amerikës për edicionin e vitit 2028, për të dytën herë radhazi. Lajmi është konfirmuar nga CONMEBOL dhe CONCACAF.
Edicioni i 49-të i turneut do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, me pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, përfshirë 10 përfaqësueset e Amerikës së Jugut dhe gjashtë të Amerikës së Veriut dhe Qendrore.
Gjashtë ekipet e CONCACAF do të sigurojnë kualifikimin përmes Kupës së Artë 2027.
Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA organizon këtë kompeticion, pas edicioneve të vitit 2016 dhe 2024. Në turneun e fundit triumfoi Argjentina, e cila mposhti Kolumbinë 1-0 në finale pas kohës shtesë.
Detajet për qytetet pritëse, stadiumet dhe kalendarin e ndeshjeve do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme./mxh