Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka deklaruar se nga territori i Shqipërisë, nuk është kryer asnjë sulm ndaj Rusisë.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ministri Nufi ka theksuar se, sulmi ndaj anijeve ruse, u mor përsipër nga Ukraina, e cila përdori dronë nënujorë, të cilat Shqipëria nuk i posedon.
Më tej Nufi ka theksuar se nësë një gjë e tillë ndodhë, do të kryhet nëpërmjët një komunikimi me Aleancën.
“Shqetësuese ishte lidhja me kryerjen e sulmit nga territori i Shqipërisë. Kjo goditje nga Ukraina është kryer me anë të dronëve ujore, që Republika e Shqipërisë nuk i posedon. Por edhe nëse do i kishim dronët, nuk do kryenim nëse nuk do kishim një komunikim me aleancën. Rrjedhimisht çdo veprim i tillë i pretenduar, ishin fake neës. Më pas u ripostuan edhe nga portale turke. Nuk është autorizuar asnjë sulm i Shqipërisë ndaj Rusisë.
Edhe nëse ndodh, bëhet nëpërmjet një komunikimi me aleancën. Sot jo vetëm Shqipëria, po bëhet pjesë e një fushate dezinformimi. Fakti që ka incidente që ndodhin në kufirin me Estoninë, kemi parë autoritetet estoneze që kanë denoncuar aktivitetin e rusëve. Ajo që është real feel, në pjesën verore, një fushatë të shtuar dezinformimi. Ka lëvizje që synon të krijojë imazh shqetësues, për atë që ishte një paqe në Evropë. Incidente të vogla mund të bëhen shkaqe për agravime”, theksoi Nufi./k.m
