Aeroporti O’Hare i Çikagos u pezullua përkohësisht pasditen e djeshme, për shkak të një problemi teknik me pajisjet dhe do të mbetej në fuqi deri në orën 16:15.
Masa preku vetëm avionët që nisen nga aeroportet në Minneapolis, Milwaukee, Green Bay dhe Des Moines.
Sipas përditësimit të agjencisë amerikane, ka pasur një defekt në radarin e mbikëqyrjes tokësore, i cili monitoron trafikun në pista të caktuara në Aeroportin O’Hare. Ekipet teknike ishin marrë përsipër për të riparuar problemin, ndërsa FAA informoi se fluturimet që nisen për në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos kanë një vonesë mesatare prej 47 minutash.
Kujtohet se një kufizim i ngjashëm u vendos për një periudhë të shkurtër kohore të hënën, me fillimin e trafikut veçanërisht të rritur të udhëtimit në funksion të sezonit të festave.
“FAA po vazhdon me një pezullim të përkohshëm të fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare të Çikagos për shkak të mungesës së personelit në Qendrën e Kontrollit të Trafikut Ajror të Zonës së Çikagos (TRACON)”, tha agjencia në një deklaratë për NBC Chicago.
Deri në orën 12:30 të pasdites të së hënës, kufizimi ishte hequr nga faqja e internetit e FAA-së, megjithëse disa nisje ishin ende të vonuara.
Në të njëjtën kohë, Departamenti i Aviacionit i Çikagos kishte paralajmëruar tashmë udhëtarët për rritjen e trafikut në rrjetin rrugor përreth aeroportit për shkak të numrit të madh të pasagjerëve që pritej gjatë javës së Falënderimeve./k.m
