Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur para dy ditësh në qytetin e Fierit ku u ekzekutua me armë zjarri Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.
Sipas raportimeve, autorët e atentatit mund të kenë ngatërruar shënjestër. Autorët të cilët, raportohet se kanë mbërritur me një automjet pranë shtëpisë së Hasanit, kanë qëlluar fillimisht me armë zjarri Jakup Hasanin. Ky i fundit kishte dalë nga banesa pasi ka dëgjuar zhurmën e makinës së autorëve.
Dyshohet se në vijim ka pasur një telefonatë, përmes së cilës autorët janë njoftuar se kishin gabuar shënjestër dhe se personi që qëlluan nuk ishte Selami Hasani, por nipi i tij që qëndronte tek ai.
Pasi ka dëgjuar të shtënat, në oborr ka dalë Selami Hasani, i cili është qëlluar në moment me breshëri plumbash duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Pas kësaj autorët janë larguar menjëherë nga vend ii ngjarjes, dhe auytomjeti që dyshohet se është përdodrur nga ata u gjet i djegur në një fshat.
Deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me motivet e vrasjes së dyfishtë. Policia po heton pistën e hakmarrjes pasi prej vitesh është në hasmëri me familjen e “Ben Qimes”. Në banesën e këtij të fundit janë ushtruar kontrolle nga RENEA. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve./k.m
