Last Updated on 25/11/2026 by Anisa
Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas aksidentit tragjik të një helikopteri ushtarak në Eskişehir të Turqisë, duke shprehur ngushëllimet për ushtarakët që humbën jetën.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Nufi i ka përcjellë ngushëllimet familjeve të viktimave, homologut të tij turk Yaşar Güler dhe Forcave të Armatosura Turke.
Ministri ka theksuar gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Turqinë, të cilën e cilëson si vend mik dhe aleat.
“Me dhimbje të thellë mësova për aksidentin tragjik të helikopterit ushtarak në Eskişehir.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e ushtarakëve që humbën jetën, homologun tim Yaşar Güler dhe Forcat e Armatosura Turke.
Shqipëria qëndron pranë Turqisë mike dhe aleate në këto momente dhimbjeje”, shkruan Nufi./ad
🇦🇱🇹🇷
Me dhimbje të thellë mësova për aksidentin tragjik të helikopterit ushtarak në Eskişehir.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e ushtarakëve që humbën jetën, homologun tim Yaşar Güler dhe Forcat e Armatosura Turke.
Shqipëria qëndron pranë Turqisë mike dhe aleate në këto momente dhimbjeje.
🇹🇷🇦🇱
Eskişehir’de meydana gelen trajik askeri helikopter kazasını derin bir üzüntüyle öğrendim.
Hayatını kaybeden askerlerin ailelerine, mevkidaşım Yaşar Güler’e ve Türk Silahlı Kuvvetlerine en içten başsağlığı dileklerimi iletiyorum.
Arnavutluk, bu acı günlerde dost ve müttefik Türkiye’nin yanındadır.
— Ermal Nufi (@ErmalNufi) November 25, 2026
