Last Updated on 25/11/2026 by Monika
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar daljen publike të Elisa Spiropalit ditën e sotme pas përjashtimit nga forumet dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Gazetarja është shprehur se priste që Elisa Spiropali të bënte një mea culpa, të tregonte krimet dhe bashkëpunëtorët e saj, por ajo thjeshta tha ato që janë denoncuar në media.
Lala ngriti dyshime mbi reagimet e Elisa Spiropalit duke thënë se po vijnë në një moment që i janë prishur interesat.
Gazetarja theksoi se nuk e pranon që Elisa Spiropali të dalë dhe të shesë moral.
“Prita që ish-ministrja e Jashtme, ish-kryetarja e Kuvendit, të thoshte: Jam Elisa Spiropali, ju rrëfej krimet e mia dhe bashkëpunëtorët. Kur nuk bëri mea culpa dhe nuk kërkoi falje për privilegjet që ka pasur, çdo fjalë e thënë prej saj është përsëritje e aferave që kemi denoncuar ndër vite. Sot Spiropali po na tregon me zë e figurë ato që ne i kemi thënë kur Spiropali na thoshte sa të mira ishin institucionet dhe se ‘Skënderbeu’ dhe qeveria do të na çonin në BE. Iu prishën interesat? Që Elisa të na dalë e të na shesë moral, këtë nuk e pranoj”./mxh
