Last Updated on 25/11/2026 by Monika
Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku, ka komentuar përplasjet brenda Partisë Socialiste dhe përjashtimin e Elisa Spiropalit.
Në një intervistë, deputetja e pavarur u shpreh se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme lufta është bërë e egër, por vuri në pah se çdo zë kundër që vjen nga brenda mazhorancës është një sinjal pozitiv.
Koçeku deklaroi se historia e saj dhe historia e Spiropalit janë 2 histori të konteksteve të ndryshme, me emërues të përbashkët vetëm përplasjen me partinë ku aderonin.
“Rrugëtimet tona janë krejt të ndryshme. 2 rrugëtime që nuk ngjasojnë.
Si u bëmë pjesë e politikës, kohëzgjatja, si kemi lëvizur, kur unë jam larguar nga grupi i PS-së.
Por, mes gjithë përplasjeve në PS, mendoj që ajo që do të ndodhë pas deklaratave vlen të analizohet më shumë.”, tha Koçeku.
Koçeku komentoi dhe postimin në rrjetet sociale të Spiropalit, duke ironizuar me shprehjen ‘dhi mali’, duke e përdorur metaforën e goditur për kërkesat e përsëritura të Spiropalit vetëm pas largimit nga grupi i socialistëve.
“Statusi im ka qenë shumë i pafajshëm në vetvete.
‘Dhi mali’ është një idiomë shumë e njohur. Statusi lidhet edhe me një thirrje të përsëritur që grupi ka pasur ndaj meje që kur u largova nga PS-ja.
Mandati i përket qytetarit dhe personit që e mban, jo partisë dhe liderit.”, deklaroi Koçeku./Mxh
