Last Updated on 26/11/2026 by Anisa
Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur një pretendim të fortë, duke thënë se një deputete e Partisë Socialiste, është kontaktuar së fundmi nga një grup kriminal me ndikim të konsiderueshëm në Shqipëri.
E ftuar në emisionin e News24, Lala u shpreh se ky komunikim mes tyre ka ndodhur vetëm pak ditë më parë, ndërsa nuk zbulon më shumë detaje se kush deputete është apo dhe emrin e grupit kriminal.
Lala gjithashtu, thekson se ky grup kriminal i ka kërkuar deputetes të dalë kundër kryeministrit Rama, por pa dhënë detaje të tjera.
“Një nga grupet kriminale në vend, para pak ditësh, thërret një deputete të PS-së dhe i kërkon t’i dalë kundër Edi Ramës. Kjo ka ndodhur ditët e fundit. Do ta provojë koha këtë. Nuk mund të dalë kundër, sepse ka shumë pasoja po dole kundër.
Fakti që vjen në një formë të caktuar në Kuvend dhe paratë e drogës, je mes dy zjarresh. Ka shumë pasoja nëse del kundër. Nuk jap dot detaje më shumë. Bëhet fjalë për një nga grupet kriminale më të fuqishme dhe me influencë”, deklaroi Klodiana Lala./ad
