Last Updated on 26/11/2026 by Anisa
Analisti Martin leka thotë se opozita ndodhet në krizë, teksa ende nuk ka asnjë kandidat për zgjedhjet vendore në Tiranë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se PS ka disa emra që përfliten, të cilat janë të pranueshme për socialistët.
Sipas Lekës, Ervin Demo është kandidat mjaft i përshtatshëm për garën në kryeqytet.
“Fakti që Edi Rama nuk ka një emër për Tiranën, por ka hedhur në treg 3 emra, të rëndësishëm, emra politikë, të sprovuar në pushtetin lokal. Janë 3 emra, ku gjithësecili për një opinion të socialistëve, është i pranueshëm. Tregon se e ka marrë seriozisht Bashkinë e Tiranës. Opozita kryesore, që përbëhet nga Sali Berisha dhe partia e vet, është në një dilemë. Është në kompleksin e madh të mosbesimit ndaj vetvetes. Kërkon nga protesta, nga partitë e vogla, ka kërkuar nga Spiropali dhe Veliaj. Berisha e ka shumë seriozisht, që Spiropali nuk duhet marrë seriozisht. Unë mendoj se opozita është në krizën e vet, flamingove u kanë rënë flatrat. Gjithçka po shkon në shtratin e vet, duhet marrë seriozisht vetëm opozita. Partitë e vogla nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët. Sa më shumë kohë kaloin, Tirana bëhet komunitet gjithëpërfshirës. Mendoj se emri i zotit Demo është krejt i pranueshëm”, theksoi ai./ad
