Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar publikisht se do të jetë kandidat më 9 maj për bashkinë e Tiranës. Një një reagim në rrjetet sociale, Qori shkruan:
“Sqarim publik!
Unë nuk kam pranuar të kandidoj për Këshillin Bashkiak as më 2023, kur sapo ishim formuar si parti. Kështu që edhe më 9 maj do të jem kandidat i Lëvizjes BASHKË vetëm për kryetar bashkie i Tiranës.
Kërkesa për sqarim që i kam drejtuar KQZ -së, dhe që është shndërruar sot në një episodth telenovele mediatike, është shkruar nga unë si kryetar dhe përfaqësuesi i vetëm ligjor (me fuqi firme) i Lëvizjes BASHKË.
Dhe afërmendsh nuk lidhet fare me Tiranën dhe as me statusin tim si kandidat. Është një çështje që do ta çojmë përpara me kërkesën e bazave të Lëvizjes BASHKË në disa bashki të vogla, të cilat duan të dinë nëse një qytetar mund të kandidojë njëkohësisht për kryetar bashkie dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.
Uroj që KQZ të jetë po aq e shpejtë në kthimin e përgjigjes, sa ç’ishte në “dekonspirimin” e letrës./k.m
