Lajmi se supermodelja Naomi Campbell do të performojë si DJ në hapjen e sezonit të skive në Jahorinë të Bosnje – Hercegovinës ka shkaktuar habi dhe shumë reagime humoristike në rrjetet sociale.
Campbell do të jetë pas kabinës së DJ-it të shtunën, më 28 nëntor, në orën 22:00. Ndërkohë, përdoruesit kanë nisur të publikojnë montazhe ku imagjinojnë se çfarë muzike do të luajë modelja.
Në njërën prej videove, ajo shfaqet sikur po luan një këngë të Sinan Sakić, ndërsa një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale e paraqet duke ngrënë byrek me qebapë në Jahorinë.
Edhe këngëtari Rokvić iu bashkua humorit, duke publikuar një poster ku ai dhe Naomi Campbell janë paraqitur si personazhe të serialit “The Simpsons”.
“Shumë vetave u duket si një çift i papritur, por në vitin 1996, The Simpsons parashikuan këtë ngjarje!!! Do të jetë një mbrëmje për t’u mbajtur mend!”, shkroi ai./mxh
